Vettingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve/ Mbi 70 të larguar nga sistemi i drejtësisë, rrezikohet të shtohen vakancat në gjykata dhe prokurori

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

2 prokuroret e Elbasanit, të cilat kanë paraqitur dorëheqjen në KLP e kanë çuar në mbi 70 numrin e të dorëhequrve nga sistemi i drejtesisë që pas nisjes së vetingut. Ermira Tafani njëherazi edhe drejtuese seksioni dhe prokuroja Armanda Xhaferri kanë paraqitur në këshillin e lartë ta prokurorisë dorëheqjen, duke shtuar kështu vakancat në institucionit të akuzës së Elbasanit, i cili është edhe qarku me kriminalitetin më të madh në vend. Ndërkohë në dorëheqjen e tyre, dorëzuar në KLP, dy prokuroret, sipas burimeve nga qeveria e organit të akuzës, nuk kanë dhënë arsye.

Sipas po të njëjtave burime shkak mendohet të jetë ngarkesa dhe stresi i vetungut. Akti i dorëheqjes së tyre pritet të shqyrtohet javën e ardhme nga KLP-ja. Në rast pranimi në prokurorinë e Elbasanit shkon në 5 numri i vakancave sa i takon prokurorëve për shkak të 2 vakancave aktuale dhe ndarjes nga jeta pak ditë më parë të prokurores Erida Kokonozi.

Vakancat në prokurorinë e Elbasanit rrezikojnë të shtohen, pasi disa prej prokurorëve që ushtrojnë detyrën në këtë institucion nuk janë përballur ende me vetingun. Që prej nisjes së vetingut në drejtëlësi mbi 70 gjyqtarë e prokurorë kanë paraqitur dorëeqjen ndërsa për shkak të vakancave edhe si pasojë e shkarkimeve, prej një viti pritet miratimi i njëlë harte të re gjyqësore, nga Ministria e Drejtësisë.

Zjarr Tv Ad