VIDEO/ 10 vjeçari ngjitet në skenë dhe përpiqet t’i marrë kapelen Papës, reagimi i publikut ishte epik

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një djalë 10-vjeçar ndërpreu deklaratën javore të Papës Françesku të mërkurën, pasi ai doli në skenë për të kërkuar kapelën e bardhë që Papa e mban në kokë.

Ndërsa priftërinjtë mbanin lutjet dhe fjalimet hyrëse, djali u ngrit nga sediljet e para në auditorin e qytetit të Vatikanit, u ngjit në skenë dhe u përpoq të merrte kapelen e Papës, shkruan Euronews.

Publiku e priti me shumë duartrokitje, ndërsa djali u largua nga skena pasi mori kapelën e Papës.

Pas incidentit, Françesku vlerësoi “spontanitetin dhe lirinë” e fëmijëve.

Ai vuri në dukje se fëmija dukej se kishte një paaftësi intelektuale, më pas u lut për të.

Zjarr Tv Ad