Banori i “Big Brother Vip Kosova”, Bruno mbrëmjen e kaluar gjatë Prime-it ka marrë një lajm shumë të dhimbshëm. Atij, përmes një letre, iu komunikua që gjyshja e tij ka ndërruar jetë.
Gjatë programit, opinionistja zyrtare e formatit, Anita Muçaj – Haradinaj duke komentuar përfundimin e historisë së njohjes mes Xhulit dhe Atdheut, ka kritikuar edhe një banore tjetër.
Anita kritikat e saj i ka adresuar Vivienit, pasi kjo e fundit gjatë fundjavës i tha Xhulit – “Atdheu të la ‘live’ në televizion”.
Sipas opinionistes kjo sjellje nuk është korrekte, pasi edhe vetë Vivienin e kishte larguar nga shtrati Getinjo, dhe ajo i ishte rikthyer përsëri.
Opinionisti tjetër i formatit, Olti Curri, ka komentuar kohën e shpejtë të krijimit të çifteve brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Ai tha se Vivien dhe Getinjo janë lidhur shpejt, por kur jemi tek shpejtësia, Curri vendin e parë për nxitim i ka dhënë Xhulit me Atdheun.