Video/ Kapet në Lezhë i kërkuari nga Italia për shfrytëzim prostitucioni

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Lezhës ka arrestuar një 42-vjeçar për llogari të drejtësisë italiane. Shtetasi L.K, banues në Lezhë ishte në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për përfshirje në  organizatë kriminale për  shfrytëzim prostitucioni.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni” .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

LezhëVijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioniShërbimet e Policisë kriminale të Komisariatit Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:• L.K.,42 vjeç, banues në LezhëKy shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Organizatë kriminale"dhe "Shfrytëzim prostitucioni" .Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 13. Juni 2019

Zjarr Tv Ad