(VIDEO) Kiara harron Luizin dhe kërkon hyrjen e Butrint Imerit në Big Brother

0
973
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kiara kujdes mikrofonin!
Moderatorja po bëhet gjithnjë e më shumë virale në mediat sociale, jo vetëm për marrëdhënien me Luizin, por edhe për ish-partnerin e saj Butrint Imeri.

Ditën e djeshme, Kiara ka kërkuar brenda shtëpisë së “BBV” që Nita t’i këndojë këngën e Butrint Imerit, ndërsa së fundmi ajo ka kërkuar që në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” të hyjë një këngëtar. Këtë gjë ajo e ka thënë pikërisht teksa Luizi po këndonte.

“Nesër dua një këngëtar tani, boll. Duam prapë”- u shpreh Kiara. (VIDEO KËTU) https://vm.tiktok.com/ZMYL5pfVb/

Kjo u lidh menjëherë me Butrintin, për faktin se nuk është hera e parë që ai përmendet në shtëpi.
Ishte Luizi ai që duket sikur parandjeu gjithçka që flitej jashtë për hyrjen e Butrintit në “Big Brother VIP”, duke u shprehur se do të ishte personi i vetëm që do ta nxirrte atë (Luizin) jashtë loje.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet. E vetmja gjë që shoh unë, që mund të më largojë komplet jashtë loje, po supozojmë, është që të hyjë ish-i dashuri i Kiarës. Ai më nxjerr jashtë komplet, pa më bërë asgjë, thjesht prania e tij.

Sepse unë nuk e kam diçka me Kiarën, diçka të vendosur dhe përsa kohë nuk e kam…Nëse vjen aty do them ‘ishte kënaqësi. Nëse dikush është ende i mërzitur me mua, kërkoj falje’ dhe iki. Nuk rri dot. Nisem me atë idenë ‘Ose unë, ose ky në shtëpi’”- tha Luizi.

Zjarr Tv Ad