VIDEO-PËRGJIMI/ Salianji dorëzon CD-në: Anëtari i KLP-së kërkon të mbulojë përfshirjen në trafik të Agron Xhafajt

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat ka kërkuar hapjen e një hetimi nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndaj anëtarit të Këshillit të  Lartë të Prokurorisë, Genti Osmani.

Salianji bën me dije se ditën e sotme ka dorëzuar një CD ku provohet se prokurori, Gent Osmani ka komunikuar në mënyrë jo vetëm miqësore me Alfred Alizotin, por më pas përgjimi është fshirë.

Ish-deputeti thotë se në tentativë për t’i shpëtuar aferës së trafikut ndërkombëtar të drogës është kaluar në një aferë të madhe të përdorimit të Prokurorisë dhe të instancave të drejtësisë për interesa personale.

Deklarata e plotë e Ervin Salianjit:

Sapo dorëzova një CD me të dhëna përgjuese, të bëra me vendim gjykate nga ana e prokurorisë, në të cilat subjekti në rivlerësim, Gent Osmani, sot anëtar i KLP-së, një prej drejtuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili vendos për emërimin, shkarkimin apo transferimin e prokurorëve të çdo niveli, po ashtu edhe për krijimin e SPAK-ut, ka komunikuar në mënyrë jo vetëm miqësore, por edhe duke prishur dhe fshirë një pjesë të përgjimit, siç duket në përgjimin që do ta bëj publike edhe për mediat, me shtetasin Alfred Alizoti. E ka vendosur vetë në përgjim dhe ka komunikuar po kështu në mënyrë miqësore, pa lënë më pas asnjë lloj procesverbali, pa pasur asnjë lloj dokumentimi të të gjithë situatës së komunikimit me të dhe duket që është vendosur në mënyrë joprofesionale në shërbim të politikës dhe padiskutim të ish-ministrit Xhafaj, i cili e ka trysnuar për ta mbajtur peng në Kolegjin e Apelimit, sepse në KPK e ka kaluar vetingun,

Është një rast flagrant se si një prokuror, në mënyrë joprofesionale vendoset në shërbim të politikës, duke montuar një çështje të caktuar. Padiskutim që kam pasur dilema të forta nëse duhej ta bëja publike apo jo, dhe kam pritur që institucionet vetë, prokuroria dhe gjykatat ta çonin para organeve të vetingut, dhe padiskutim në të gjitha instancat që janë krijuar me reformën e re në drejtësi, por duke mos parë asnjë lloj reagimi, jam detyruar që ta sjell sot dhe ta bëj publike për mediat, për të prevaluar në çdo rast interesi publik, pavarësisht se për mua, që kam edhe formim juridik është e dhimbshme se si prokurorët e republikës, që paguhen me taksat e qytetarëve dhe duhet të jenë etalon, jo vetëm në shërbimin e ligjit, por edhe në etikë, i shërbejnë në mënyrë të verbër, duke u vendosur në dispozicion të krimit dhe të kriminelëve.

Rikujtoj për publikun që prokurori Gent Osmani ka qenë një prokuror jo i shortuar, nuk ka rënë me short për çështjen për të cilën diskutojmë. Por është vendosur me urdhër të prokurores së krimeve të Rënda. Pra, është i vendosur dhe duket se për cilat arsye: për të prishur dhe manipuluar një dosje të trafikut të drogës dhe për ta kaluar atë në kallëzim dhe të rremë dhe padyshim për  komunikimin për të cilin do të jeni në dijeni pak më vonë, është një komunikim miqësor, çka tregon që kanë folur shumë kohë më përpara. Është në një situatë të sikletshme kur e di që e ka vendosur nën përgjim, sepse e ka vendosur me firmën e vet, komunikon me siklet dhe nuk ka guximin për të mbyllur komunikimin me një kriminel ordiner siç është Zoti i Edi Ramës dhe i Fatmir Xhafës, Alfredi Alizoti, i cili në tentativë për t’i shpëtuar nga një aferë e madhe e trafikut ndërkombëtar të drogës, kaloi në një aferë të madhe të përdorimit të Prokurorisë dhe të instancave të drejtësisë për interesa personale.

Kështu që shpresoj dhe besoj shumë që edhe ligjërisht të mos ketë asnjë justifikim, pasi e kam dorëzuar tani përgjimin, duke dhënë edhe formularin e prokurorisë, meqenëse sot ka qenë edhe seanca në KPA.

Dhe pa diskutim që do të vazhdoj me çdo rast të korrupsionit në nivelet e gjyqësorit. Dhe nuk po sulmojmë drejtësinë. Ne jemi për drejtësi të pavarur dhe për hetime. Por pa diskutim ne si opozitë dhe ne si përfaqësues i qytetarëve shqiptarë, dhe sa të jem në politikë, do të denoncoj çdo rast të korrupsionit në nivele të larta të sistemit gjyqësor sepse është në interes të opinionit publik, që cilido prej personave që janë të korruptuar, pavarësisht prej lidhjeve politike me Partinë Socialiste duhet të flaken nga sistemi dhe në sistemin e drejtësisë duhet të mbeten vetëm njerëz që respektojnë ligjin, që respektojnë të drejtën, që respektojnë Kushtetutën.

Në audio-përgjim tregohet bashkëpunimi mes prokurorit Gent Osmani me dëshmitarin e sajuar Fredi Alizoti, për të mbuluar përfshirjen në trafikun e drogës të Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

TRANSKRIPTI:

Gent Osmani: Po.
Fredi Alizoti: Përshëndetje, Genti?
Gent Osmani: Po.
Fredi Alizoti: Fredi jam.
Gent Osmani: Urdhëro?
Alizoti: Fredi, Fredi jam, Alizoti.
Alizoti: Si kalon.
Alizoti: Alo, Genti ti je?
Gent Osmani: Po pra, unë jam. Jo Genti, por prokuror Genti, se s’jam shoku jot.
Gent Osmani: më thuj.
Alizoti: Na fal,
Gent Osmani; Fredi, je thirr nesër në ora 10 të jesh tek zyrat e mia, dhe duhet të jesh patjetër me dokument identifikimi. Mirë?
Alizoti; Po mund të takohemi në fillim? Po pati mundësi 5 minuta

 

Zjarr Tv Ad