Gjykata e Tiranës qesharake: Jo kompetente për mandatin e Vorës, por është për Veliajn

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Njësoj si në gjykatën e Durrësit edhe në atë Tiranë, kur vjen puna për madatet e 30 qershorit ligji ka dy fytyra e dy standarde.

Sot gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Erion Veliajt, duke njohur mandatin e tij të dytë si kryetar bashkie në kryeqytet, ndërkohë që më herë kishte shpallur mos kompetencë për kryetarin e bashkisë, Vorë.

Vendimi u shpall sot nga gjyqtari Dritan Caka.

Pas votimeve të 30 qershorit të gjithë kandidatët e PS kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet, por ajo ç’ka u vërejt fillimisht në Durrës dhe tani në Tiranë është se gjykatat dhanë vendime kontradiktore.

Kështu, më 15 korrik Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencë për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Agim Kajmakut për Vorën.

Në vendimin e gjyqtares Ariana Gunbardhi thuhet se ‘kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative’.

Ndërsa sot e njëjta gjykatë, pra Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur të konfirmojë mandatin e Erion Veliajt.

Akoma më i paprecedent është rast i Durrësit, ku në vendim e parë Gjykata nuk njohu mandatin e Valbona Sakos dhe 3 ditë më pas, Gjykata e Durrësit ia dha mandatin Sakos pas ankimimit nga PS-ja.

Sa për Kajmakun e Vorës ende nuk është marrë një vendim dhe nuk dihet nëse do të shprehet sërish Gjykata e Tiranës (si në rastin e Durrësit) apo do ta shqyrtojë Administrativja.

 

Zjarr Tv Ad