Dy makina përplasen në aksin Elbasan-Peqin/ Dy të plagosur

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Një aksident automobilistik është shënuar sot në orët e pasdites në aksin rrugor Peqin – Elbasan.

Sipas asaj që raporton gazetari i News 24 Fatmir Popja, rreth orës 15.30 minuta, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën teksa udhëtonin.

Në aksident janë përfshirë një makinë tip “Volkswagen” dhe një tjetër tip “Seat” me targa AA 738RC.

Si  pasojë e aksidentit, automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe sipas burimeve nga vendngjarja dy persona kanë marrë lëndime të lehta.

 

Zjarr Tv Ad