Vidhte kabllot elektrikë, arrestohet 29-vjeçari

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29-vjeçar, nën akuzën e vjedhjes, si rezultat i operacionit “Elektricisti”.

Policia bën me dije se J.D.,29 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” vidhte kabllot elektrikë në zona të ndryshme të qytetit.

“Vidhte kabllot elektrikë në 7 zona të ndryshme duke lënë banorët pa drita, vihet në pranga autori i dyshuar. Gjatë një jave ka vjedhur kabullin elektrik të furnizimit me energji elektrike në bokset kolektive të matësve elektrikë në disa lagje të qytetit të Durrësit duke i lënë banorët pa energji elektrike”, – njofton policia.

Sekuestrimi – Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që përdorte për të kryer vjedhjet si dhe një sasi tel bakri.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprat penale “Vjedhja”, më shumë se një herë dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”.

Zjarr Tv Ad