Vili Minarolli: Ja si mund të zgjidhet situata në PD, simbolin e pluralizmit shqiptar, shtëpisë së demokratëve

0
692
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të dashur antarë të PDSh, si ish- drejtues dhe ish deputet i PDSh, duke jetuar me shqetësim të thellë situatën në PDSh, si parti themel e pluralizmit në Shqipëri, parti e lirisë dhe demokracisë, e ndjej si detyrim të shpreh mendimin tim për zgjidhjen e situatës si më poshtë:

Të largohet deputeti Lulzim Basha pa asnje kusht nga zyra e Kryetarit të PD dhe ajo zyrë të mbetet e mbyllur deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri në Kuvendin e 30 prillit.

Të hapen dyert dhe të hiqen blindat në godinën e PDSh, si shtëpia e çdo demokrati.

Të mblidhet i gjithë grupi parlamentar i PD dhe në një deklarate publike të anullojë vendimin nën presion të ish kryetarit Basha për përjashtimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar, si një vendim personal dhe antistatutor.

4.Të zgjidhen drejtuesit e grupit parlamentar të PD në bazë të statutit të miratuar në 11 dhjetor 2021.

5.Të gjitha degët e PD në rrethe të hapin selitë për të zhvilluar sipas statutit zgjedhjen e strukturave në të gjitha nivelet sipas parimit të Primareve dhe një antar një votë

Grupi Parlamentar i PD të deklarojë publikisht se mbështet grupin e Rithemelit të PDSh dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit 2021 dhe nuk njeh asnjë përjashtim nga të qenit antar i PDSH. Shpreh bindjen se PDSH është dhe do të mbetet një vlerë e çmuar e pluralizmit shqiptar dhe një pasuri shpirtërore e çdo demokrati.

Ish – Kryetar i PD për Tiranën, Anëtar i kryesisë së PDSH Ish-Ambasador i RSH në Vienë dhe Athinë

Zjarr Tv Ad