Turp të të vijë ty!

0
11754
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Mariela Shkurta

Mua më vjen turp që ty nuk të vjen turp, më vjen turp që ti si kryeministër, e që në fakt duhet të quhesh burrë shteti, por nuk të thërras dot burrë shteti pasi nuk i plotëson kriteret, nuk të vjen turp që tallesh e fyen ata që dergjen shesheve për të drejtat e mohuara nga qeveria në pushtet.

Hera herës ti, së bashku me mediat e tua, tallesh me popullin duke e quajtur atë pakicë e duke manipuluar me neveri pamjet nga ajri me tituj portalesh e mediash: Ja sa njerëz dolën në proteste për të kërkuar ulje çmimesh.A thua se populli shqiptar e ka pagën minimale 1.200 euro dhe nuk e ka problem se e paguan vajin e lulediellit 3.600 lekë që diku tjetër, si përshembull në Irlandë, është më pak se 1.50 euro, e meqë ra fjala tek Irlanda, qeveria kishte vendosur të hiqte akcizën e naftës atje, thjesht për të vënë në dijeni.

Arroganca jote z. kryeministër tejkalon kufijtë e çdo aspekti njerëzor, arrogancë që të zbeh edhe ato pak të mira që mund të kesh. A e di ti z.kryeministër që në SHBA fatura e dritave vjen afro 70 dollarë, qytetarët e të cilës marrin minimalisht 500$ në javë, ndërsa në shtëpinë time vjen fatura 80 deri në 120 mijë lekë në muaj, shto ujin e faturat e tjera bazike, e ti më fyen inteligjencen duke më thënë mua se ti paguan 80% të fatures time. A nuk të vjen turp?!

A e di ti z.kryeministër sa pension merr një i moshuar? Ka nga ata që burrë e grua marrin 130 mijë lekë pension, e me këto çmime nuk paguajnë dot as ilaçet, pa përmendur këtu spitalet ku mungojnë ilaçet e mjekët që janë larguar në drejtim të Gjermanisë. Kam një pyetje z. kryeministër! A të funksionon ty institucioni i Mbrojtjes së Konsumatorit përveç atij të gjobëvënies (tatimet)? A nuk të vjen turp ty dhe kabinetit tënd qeveritar që zhvasni popullin me resurset më të pasura natyrore se çdo vend tjetër në rajon dhe Europë? Po si vallë nuk u ngopët!

Keni një dekadë që falë pengut tend, Lul Bravës (i vetmi politikan në botë në opozitë që pasurohet) e së bashku me këtë të fundit, mbushni thasë me para që një zot e di ku i groposni. Zotëri, je mbase i vetmi kryeministër në botën e civilizuar perëndimore që del para kompjuterit dhe mban monologje me qëllim të tmerrosh popullin, duke shpikur kriza pandemie me kufoma, bomba automike, kriza energjie elektrike e hidrokarburesh, vetëm e vetëm të justifikosh atë borxh marramendës që miratove së bashku me pengun tënd, Lul Pleshtin. Kam shumë më shumë për të thënë për ty, por po i kursej se më vjen turp për ty.

Që ta dish ti z. kryeministër, turp na vjen ne që të kemi ty drejtues shteti!

Zjarr Tv Ad