Virologët Italian kundër dhe pro tejkalimit të fazave eksperimentale të vaksinës Covid

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Maria Rita Gismondo, drejtoresha e laboratorit të mikrobiologjisë klinike, virologjisë dhe diagnostikimit të bio-urgjencave në spitalin Sacco në Milano, nuk beson se do të jetë e mundur të kemi një vaksinë të sigurt deri në fund të vitit.

Ajo theksoi se nuk mund të shkelet asnjë rregull me arsyen për të ofruar sa më shpejtë imunizimin te njerëzit

Vaksina është një gjë e rëndësishme por është një gjë serioze dhe ne nuk mund të kapërcejmë asnjë nga fazat eksperimentale. Ajo duhet të jetë efektive, por edhe e sigurt. Ne nuk mund të na përfshijë gara e shpejtësisë që mund të shkaktojë dëme”

I të së njëjtës është edhe profesori Italian Andrea Crisanti, i cili tha për ‘Skytg24’ se kohët për të prodhuar një vaksinë nuk janë të kompresueshme.

“Problemi është që të gjithë ne jemi të ndryshëm, gjenetikisht nga mosha, nga seksi, nga përkatësia etnike dhe nga sëmundjet. Prandaj, e ashtuquajtura faza e sigurisë së një vaksine zgjat rreth një vit e gjysmë, sepse ajo duhet të testohet te rreth 100 mijë njerëz në të gjithë botën”

Crisanti theksoi gjithashtu se për të pasur një vaksinë të sigurt dhe të testuar, do të duhet të presim deri në fund të vitit të ardhshëm, pra në fund të vitit 2021.

Guido Forni, profesor i imunologjisë në Universitetin e Torinos dhe anëtar i ‘Lincei’, akademia më e vjetër shkencore në Itali tha për ‘Il Giornale’ se “Të gjitha vaksinat nën studim janë shumë të ngjashme” dhe se ‘Vaksina e Oksfrodit është ajo që do të qëllojë në shenjë”

‘Oksfordi e ka testuar vaksinën te majmunët dhe prandaj supozohet se ajo do të funskionojë edhe te njerëzit. Testi i vërtetë i lakmusit mbi vaksinën do të bëhet pas disa vitesh, kur do të shohim efektet anësore reale. Por edhe nëse nuk do të kemi një produkt 100% të sigurt, është e rëndësishme ta kemi atë. Më mirë me një vaksinë me efekte anësore sesa të sëmuremi me koronavirus”

I pyetur nëse është e domosdoshme që këtë vit të vaksionohemi kundër gripit, Forni u shpreh se sivjet vaksina e gripit do të jetë e domosdoshme më shumë se kurrë.

“Parandalimi prej gripit do të thotë ulje e rrezikut që të prekemi rëndë nga Covid dhe komplikimet e tij” – tha profesor i imunologjis

Zjarr Tv Ad