Vishaj: Kush i ka duart të pista, do të jetë në bankën e të akuzuarve

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria Speciale dhe Gjykata Speciale pritet të ngrihet brenda muajit shkurt 2019 dhe sipas kreut të avokatëve penalistë Saimir Vishaj, ato kanë tagrin të hetojnë zyrtarë të lartë për korrupsion dhe vepra penale që datojnë që nga viti 1991.

Pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij gjyqësor i vjen radha ngritjes brenda shkurtit të vitit 2019 dhe prokurorisë së Gjykatës Speciale.

Sipas kreut të avokatëve penalist Saimir Vishaj, njëherazi Anëtar i Këshillit të Monitorimit të Institucioneve të Drejtësisë, SPAK, do të ketë hapësirë për të hetuar zyrtarë të lartë për vepra penale që datojnë nga 1991.

Ligji i ri i jep të drejtë SPAK, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme, që të gjitha veprat penale që kanë lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, t’i shtrijnë efektet përtej afatit të parashtrimit. Prandaj politikanët tanë dridhen sot, se e ndiejnë  frikën. Kush i ka ngjyer duart, kush i ka duart të pista, do të jetë në bankën e të akuzuarve.

Saimir Vishaj, kreu i avokatëve Penalistë

Këtë deklaratë Vishaj e bëri nga aktiviteti “Toga e Artë” e avokatëve penalistë ku sipas tij me ndryshimet ligjorë avokatët duhet të rriten profesionalisht.

Me çmimin “Toga e Artë” për këtë vit u vlerësuan avokatët Përparim Noka, Ylli Kamberi, Eni Çobani, Ndre Molla dhe Liljana Tangu.

Zjarr Tv Ad