Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për katër shtetasit përgjegjës të vjedhjes së armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit.
Katër nga personat e ndaluar janë: Lesko Ramosaçaj 52-vjeç, Edlir Nelaj 42-vjeç, Ervis Memsulaj 23-vjeç dhe Ardit Ramaj 25-vjeç.
Ushtarakët akuzohen për shpërdorim detyre.
Nga baza ushtarake janë vjedhur një sasi e madhe armësh. Më poshtë lista e materialeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit:
– 2 armë luftarake automatike model 56 me bajonetë shtizë.
– 700 fishekë luftarakë 7.62 mm që përdoren nga armët luftarake pistoletë TT model 54.
– 3691 fishekë luftarakë që përdoren nga armët luftarake automatik blindëshpues djegës.
– 40 granata dore luftarake.
– 40 ndezës për granata dore luftarake.
– 1 krehër hark automatik luftarake.
– 1 pushkë M-4 karabinë luftarake model 14.5 me barel 5x56x45mm.
– 1000 fishekë luftarake model 5.56 mm x 45 mm me majë të rrumbullakët normal.
– 4 krehra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56 mm.
Kujtojmë se të ndaluarit kanë deklaruar se nuk kanë parë asgjë dhe skanë dëgjuar asgjë. Vjedhjen e kanë vënë re në orët e para të mëngjesit të së nesërmes.