Vjosa Osmani i shkruan letër presidentit Biden: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, të shihet nga prizmi i sigurisë dhe jo kritereve politike

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA, Joe Biden, ku i kërkon që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Ajo i shkruan Bidenit se çështja duhet të shikohet nga prizimi i sigurisë dhe jo vetëm nga prizmi i kritereve politike.

“Ne po insistojmë që anëtarësimi në NATO të shikohet nga prizmi i sigurisë dhe jo vetëm nga prizmi i kritereve politike, sepse sot prizmi i sigurisë është më i rëndësishmi nga të gjithë. Prandaj, unë i kam shkruar edhe presidentit të SHBA-së dhe kam komunikuar me shtetet e tjera, duke pasë parasysh zhvillimet e fundit dhe që Kosova është shteti më pro NATO në botë. Anëtarësimi i të gjitha shteteve të kësaj pjesë të Europës në NATO nënkupton më shumë siguri dhe stabilitet”, shprehet Osmani.

Ndër të tjera ajo thotë se po punohet që edhe katër shtete e tjera të njohin Kosovën si të  Pavarur.

“Kjo s’do të thotë që ne thjesht duhet të ulemi dhe të presim dhe që ne të mos marrim asnjë hap drejt atyre shteteve që nuk na kanë njohur. Përkundrazi, ne po punojmë shumë me këto katër shtete dhe aleatët tonë” tha ajo.

Zjarr Tv Ad