E konfirmon Jens Stoltenberg: NATO vendosi të mos ketë zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka konfirmuar se vendet anëtare të Aleancës kanë rënë dakord për të mos krijuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Nuk do të ketë dislokim të kapaciteteve ajrore apo tokësore në Ukrainë dhe ky është qëndrimi i bashkuar i aleatëve tanë”, tha shefi i NATO-s në një konferencë shtypi në Bruksel.

“Ne shohim shkatërrim, shohim vuajtje njerëzore në Ukrainë, por kjo mund të bëhet edhe më keq nëse NATO ndërmerr veprime që në fakt e kthejnë këtë në luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë”, shtoi ai.

Ndërkohë, Këshilli i Europës ka përjashtuar Rusiën për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar Rusinë të ndalojë menjëherë sulmet, në të kundërt do të përballet me sanksione më të rënda.

Zjarr Tv Ad