Deputetja shqiptare “shpërthen” ndaj homoseksualëve: Të shthurur, sjellin sëmundje të rënda

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Vetëvendosjes, Labinotë Demi-Murtezi, ka deklaruar se është kundër miratimit të kodit të ri civil, për shkak të dispozitës që lejon regjistrimin e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë.

Gjatë seancës së sotme në Parlament, ajo tha se me votën kundër synon “të mbrojë moralin publik”, pasi korniza ligjore në Kosovë nuk e pengon një çift të gjinisë së njëjtë që të bashkëjetojë, shkruan gazeta Ekspres.

“Kjo çështje ka nxitur edhe reagimin e bashkësive fetare, reagim të cilin e përshëndes. Nuk mund të themi se një parti e caktuar politike ka të drejtën e mendimeve brenda Grupit Parlamentar dhe se pozita unanimisht duhet të votojë në mënyrën e veçantë. Personalisht nuk kam provuar dhe as do të provoja kurrë të ndikoj në mendimin e dikujt tjetër sikur nuk ka provuar dhe ndikuar askush në mendimin tim.

Pra, kjo është arsyeja se pse kërkesa për zyrtarizmin e lidhjes së çifteve të tilla me martesë e bashkësi civile merr dimension tjetër shoqëror, universal pasi që nuk mund të lejohet bashkësia apo të pengohet. Arsyeja pse është më mirë të mos parashihet në kod martesa apo bashkësia e regjistruar mes personave të gjinisë së njëjtë është mbrojtja e moralit publik”, tha Murtezi.

Sipas saj, arsyeja e dytë që nuk duhet të miratohet ky ligj, ka të bëjë me faktin se martesat mes gjinive të njëjta janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Deputetja shtoi më tej se këto “martesa” bëhen shkak i sëmundjeve të rënda siç është HIV/AIDS.

“Arsyeja e dytë, pse është më mirë të mos parashihet në kod martesa apo bashkësia e regjistruar mes personave të gjinisë së njëjtë është mbrojtja e shëndetit publik, kjo për shkak të të dhënave të pakontestueshme shkencore se martesat mes gjinive të njëjta janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Plotësimi i nevojave seksuale në forma të shthurura në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut përbën veprim që dëmton rëndë shëndetin publik, duke u bërë shkak i sëmundjeve të rënda dhe të pashërueshme siç është HIV/AIDS. Duke qenë se në Kuvend kemi shumë deputetë që vijnë nga sfera e shëndetësisë, sfidoj të gjithë me radhë nëse kjo nuk është e vërtetë”, shtoi deputetja.

Zjarr Tv Ad