Vllaznia përzë tifozët e Tiranës nga stadiumi

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vllaznia ka vendosur që tifozët e grupimit “Tirona Fanatics” të mos jenë të pranishëm në “Loro Boriçi”. Klubi shkodran njofton se për sfidën e sotmes me Vllaznisë dhe Tiranës, që luhet në 16:45, tifozët miq të mbeten jashtë.

E gjitha vjen për një postim në facebook të “Fanatics”, teksa nga shkodranët është marrë si fyes. Etiketimet mes tifozerive në Shqipëri janë një gjë normale, ndërsa shkodranët kanë marrë masa për mos pasur përplasje në stadium. Kujtojmë se ultrasit e dy skuadrave shpeshherë janë përplasur mes tyre.

“Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit. Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federaten Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi”, thuhet në komunikim.

Njoftimi i Vllaznisë:

Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozërive respektive në shkallët e stadiumit. Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit. Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federaten Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi.

Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë. Përsa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozave të Tiranës.Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

Postimi i “Tirona Fanatics” dje:

Zjarr Tv Ad