Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-drejtorin e RTSH që abuzoi me tenderat

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi  masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi.

Ish-derjtori i RTSH akuzohet për “shpërdorim detyre”, në lidhje me një tender për blerje pajisjesh për kanalin RTSH agro.

Dje avokati i Gëllçit kërkoi një masë më të lehtë duke thënë se ai nuk është i rrezikshëm, kërkesë të cilën GJKKO  e ka rrëzuar duke e lënë në qeli ish-drejtorin e RTSH.

Arrest me burg është lënë në fuqi edhe për 2 teknikët e komisionit të vlerësimit të ofertave që firmosën tenderin. Masa e sigurisë ‘arrest me burg’ është caktuar për Julian Tapian dhe Ervin Muraj. Ndërsa në kërkim vijon të jetë Alban Malaveci, ku sipas sistemit TIMS, rezulton të jetë larguar në Itali rreth 1 vit më parë.

Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK për mashtrim me tenderat, konkretisht një tender të vitit 2018 për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afërsisht 1 mln dollarë me TVSH.

Zjarr Tv Ad