Vllaznia vazhdon ecurinë positive në miqësore dhe u bënë presion rumunëve

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Vllaznisë ka nisur prej disa ditësh fazën përgatitore në austri ku po teston skuadrën për dy ndeshjet e para sezonale.

Shkodranët si fitues të kupës do të përballen në turin e dytë kualifikues të Uefa Europa Conference League me rumunët e Universitea Craiova. Në kuadër të këtyre takimeve skuadra e Josës ka zhvilluar deri tani tre teste miqësore duke i fituar të treja.

Miqësorja e fundit u zhvillua ditën e djeshme përballë Al Ahli me shkodranët që fituan me rezultain 2-1 me golat e Jonuzit në minutën e 11 dhe Kainës dy minuta më vonë.

Trajneri josa duket i kënaqur nga paraqitja e skuadrës dhe spreson që të marrë fitore që në takimin e parë me Universitea Crajova që so të luhet në “Loro Borici” në 21 korrik ndërsa takimi i kthimit një javë më vonë në Rumani.

Zjarr Tv Ad