Ish ylli i Manchester United lë Anglinë për tu bërë trajner i skuadrës amerikane

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Wayne Rooney ka qënë padyshim një nga futbollistët më të spikatur të Manchester United por edhe të kombëtares angleze të futbollit.

Rooney e nisi karrierën tek skuadra e Everton për tu transferuar më pas tek Manchester United ku pati edhe kulmin e karrierës nën drejtimin e Alex Ferguson.

Më pas provoi të lunate edhe në MLS tek skuadra e DC United për tu rikthyer përsëri në angli tek skuadra e Derby ku kishte edhe rolin e trajnerit.

Ish futbollisti ka nënshkruar një kontratë me ish skuadrën e tij DC United ku do të rikthehet sërish por tashmë si trajner. Zyrtarizimi i trajnerit të ri pritet të bëhet në orët në vazhdim.

Zjarr Tv Ad