“Vlora probleme me menaxhimin e mbetjeve”, Kumbaro tregon nëse komunikon me Lelin

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në një intervistë për Euronews Albania, tha se Vlora ka ende probleme me menaxhimin e mbetjeve.

Kumbaro theksoi se bashkia e ka me ligj mirëmbajtjen dhe pastërtinë e territorit,

“Vijojmë të kemi turistë në të gjithë bregdetin. Ka turistë në Lezhë, Shëngjin, Durrës por edhe në pjesë të tjera, si në Korçë, Pogradec dhe Tropojë.  Janë muajt e verës ato që e bëjnë më të vështirë menaxhimin e mbetjeve . Në bregdet disafishohet sasia e mbetjeve. Nuk mendoj se është çështje emra të përveçëm por prioriteti, i kapaciteti administrues.  Me ligj bashkia ka mirëmbajtjen dhe pastërtinë e territorit. Ka bashki që e bëjnë me ndërmarrje publike. Në fund është përgjegjësi e bashkive.”- tha ajo.

E pyetur se a ka komunikim me kryebashkiakun Dritan Leli, duke qenë se ky i fundit është kritikuar disa herë nga kryeministri Edi Rama, Kumbaro theksoi: Kam komunikim me të gjithë kryetarët e bashkive në mënyrë të rregullt, përfshirë dhe Lelin.

“Këto bilancet bëhen të pjesshme, të plota do i bëjmë në fund të vitit. Krahasuar me vitin 2021, të gjitha bashkitë kanë buxhetuar në mënyrë  më të ndjeshme zërin e menaxhimit të mbetjeve”- deklaroi ministrja kur u pyet se në çfarë vendi do e rendiste Vlorën, përsa i përket nivelit të pastërtisë.

Zjarr Tv Ad