“A do ndihej mirë Çabej në këtë palo-datë kur në krye të Akademisë së Shkencave është kryetar partie i kësaj djall-kohe?”, ish-deputetja e PS ironi me Ramën: Sot dita kur Pleniumi i Qoftëlargut…..

0
287
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ceremonia jubilare e 50 vjetorit të themelimi të Akademisë së Shkencave e mbajtur në sallën kryesore të Kuvendit, është kritikuar fort sot nga gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli e cila e ka quajtur si datën kur “me Plenium të Qoftëlargut u themelua Shkenca e Partishme”.

Përmes një statusi në faqen e saj në facebook, teksa ka publikuar një shkrim të Ardian Klosit se çfarë mendonte ai realisht për Akademinë e Shkencave, ka shkruar edhe disa rreshta se çfarë do tu shkruante sot publicisti dhe përkthyesi miqve të tij për këtë jubile.

Shamku pyet nëse do të ndihej mirë sot Eqrem Çabej kur në krye të Akademinisë është një ish ministër i kësaj palo-kohe siç e quan ajo.

Statusi i Shamkut

AKADEMIA DHE SHPËRDORIMI i FIGURAVE

(Letër që ndoshta Dan Klosi do t’ua shkruante sot miqve)

Ra ky ”kremt” e i pamë këta të Akademizmës, të cilët sindozot shokun s’e kanë në kësi qokash e përkujtimoresh a si i thërrasin këta: JUBILÉ.

Po mua më vjen disi krupë nga kjo palo-fjalë se kjo fjalë më kap për zverku e më shpie drejt e te Pleniumi i KQ PPSH, i motit 1972, kur me vendim Byroje e me porosi të vetë Enver Qoftëlaegut u ngrit kjo Akademi. Edha vanë e ja shkrepën një foto Çabejt atë ditë edhe e vunë në çdo vend si për të thënë që ja, i madhi i shkencës është me Akademizmën e Partisë. Ndërkohë që kjo palo Akademizmë as për së gjalli e as për së vdekuri nuk ia botoi e nuk ia boton veprën e madje Mesharin, veprën e jetës ia kalbi magazinave.

Këtë datë po kremtoni sot, o xhan? Datën kur me Plenium të Qoftëlaegut u themelua Shkenca e Partishme? Datën kur Akademizmës iu njoh e drejta t‘i varte Çabejt fletërrufe si Dacibaot kineze, ta “kritikonte” për përulje ndaj shkencës së huaj?

A vërtet Çabej do ndjehej mirë sot mes jush që përkujtoni këtë palo-datë e aq më tepër kur në krye të Akademisë është sot një ish-ministër i asaj palo-kohe e njeherazi një kryetar partie i kësaj djallo-kohe?!

Për këtë paskeni çelur dyert e Shtëpisë së Ligjeve sot?

Nuk po ju njoh më.  E më mbetet veç t’i lutem Dijes të ketë mëshirë për ju e të bëjë durim me ju.

*. *. *

(Radhet që pasojnë, në këtë screenshot të sjellë këtu si imazh, janë të shkruara vërtet nga Ardian Klosi. Ky është mendimi i tij i vërtetë për Akademinë e Shkencave).

Kur të keni mbaruar me fanfarat, ejani të flasim për Kërkim Shkencor. Nuk ju kërkojmë fonde, por vetëm veshë e mendje të hapur. Pjesën tjetër e bëjmë ne, pasionarët e heshtur të Dijes.

Tung!

Zjarr Tv Ad