Vlorë/ 70-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, policia: Dyshohet aksidentale

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e së martës në anë të rrugës në Dukat-Fushë. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet Q. H.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat.

Paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q. H.

Zjarr Tv Ad