Vlore :homazhe per kristin qe u vra te gropa e lungo mares
Stop shkeljes nga shteti. Stop manipulimeve,na siguroni jetesen. Familjare,te aferm dhe qytetare te Vlores i jane bashkuar kete te shtune protestes qytetare te familjes Panajoti ne Vlore,proteste e cila kan nisur ne zonen e skeles dhe per te perfunduar me buqeta me lule dhe qirinj te ndezur ne vendin ku u aksidentua de humbi jeten Kristi Panajoti vetem 18 vjec ne lungomare,mbremjen e 26 nentorit. Ne nje aksident ku i plagosur mbeti edhe shtetasi Petraq Beja,21 vjec,drejtues i mjetit me te cilin po udhetonin dy te rinjte. Kerkojme nga shteti vetem drejtesi,ky nuk eshte aksident por vrasje me dashje,shteti te ndeshkoje fajtoret. Duhet te jemi me shume bashke,per te cuar fajtoret tek drejtesia,dhe qe ngjarje te tilla te mos pjese e familjeve vlonjate,kane qene fjalet e thena ne proteste,e cila ka qene teresisht qytetare.
Protestes i eshte bashkuar edhe Serxhio Martinjani,i cili eshte aksidentuar ne autostraden Tirane -Durres dhe sot nuk mund te ece. Ka mberritur nga kryeqyteti per tju bashkuar dhimbjes se familjareve dhe qytetareve te Vlores,ne kete proteste,per te kerkuar qe per ngjarje te tilla te vihet drejtesi dhe vetem drejtesi dhe pergjegjesit te marrin denimin qe duhet
Protesta ka vijuar deri ne vendin ku ndodhi aksidenti,dhe ku humbi jeten 18 vjecari Kristi Panajoti,aty ku jane hedhur buqeta me lule dhe jane ndezur qirinj,ndersa edhe nje here tjeter i jati i 18 vjecarit,Renato Panajoti ka konfirmuar se me pas protestat do te vijojne drejt institucioneve te drejtesise dhe bashkise Vlore,ndersa protestes i eshtte bashkuar dhe deputeti Dashamir Tahiri