Vlorë/ Policia arreston 5 persona të shpallur në kërkim

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit ka bërë të mundur kapjen e 5 personave të shpallur në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe trafiqeve bashkë me Komisariatin pranë DVP Vlorë, në vijim të punës së mirëorganizuar kanë arrestuar shtetasin me iniciale B.N, 54-vjeç, banues në fshtin Babicë e Vogël.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendim nr.338 datë 21.09.2017 i ka caktuar masën e sigurisë “ Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Dhunë në familje, parashikuar në nenet 283/1, 130/a të Kodit Penal.

Gjithashtu është ndaluar  dhe shtetasi më iniciale Z.I, 55- vjeç, banues në fshatin Radhimë, Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e formës së prerë nr. 366 datë 02.06.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Po ashtu, gjatë 24 orëve  janë  ndaluar edhe 3 persona të tjerë të shpallur në kërkim në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, konkretisht si më poshtë:

V.B., 25 vjeç, banues në Beshisht, Vlorë.
Gj.Z., 38 vjeç, banues në Bolenë, Himarë.
A.N., 46 vjeç, banues në Sarandë.

Këta persona janë ndaluar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

 

Zjarr Tv Ad