Mogherini takon liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama mungon në Bruksel

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në njoftimin e lëshuar pas takimit nga zëdhënësja e zonjës Mogherini, Maja Koçijanpiç nuk jepen hollësi nga temat e diskutuara, por shkurtimisht thuhet se udhëheqësit e rajonit ranë dakord me përfaqësuesen e BE-së mbi nevojën për të vijuar perspektivën drejt Bashkimit Europian të secilit vend, si dhe reformat e brendshme.

Duke i quajtur si partnerë dhe jo vende kandidate për në BE, Federica Mogherini, theksoi vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë tani, më shumë sesa kurrë më parë së bashku, për të përparuar axhendën e përbashkët të integrimit europian.

Mësohet se udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor shprehën mbështetjen e fuqishme ndaj “Marrëveshjes së Prespës” si dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme mes Prishtinës dhe Beogradit.

Takimi, që zhvillohet në një kohë kur tensionet janë të larta mes Prishtinës dhe Beogradit, është shfrytëzuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç për t’ju kërkuar krerëve të BE-së të ndikojnë te qeveria e Kosovës për heqjen e tarifave doganore.

Vuçiç tha pas takimit me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, se e vetmja mënyrë për vazhdimin e dialogut është tërheqja e Prishtinës.

 

 

Zjarr Tv Ad