Burgu famëkeq i Koridhallos në Greqi nuk është vetëm burgu që u merr jetën shqiptarëve por edhe ku këta të fundit bëjnë “jetë luksi” edhe pse brenda katër mureve.
Mediat greke kanë publikuar foto dhe video të të burgosurve shqiptarë në qelitë e burgut ku ata shfaqen duke shikuar tv me satelit, duke kërcyer dhe duke pirë alkool ndërsa dëgjojnë muzikë dhe numërojnë tufa me para.
E gjithë skena e tyre është transmetuar live në facebook, ndërsa nuk kanë munguar komentet nga miqtë, të afërmit apo edhe familjarët e tyre teksa i kanë ndjekur.
Veprimi ka vënë në lëvizje autoritetet e burgjeve greke si dhe Ministrin e Drejtësisë, Michael Kalogerou, i cili ka kërkuar shtrëngimin e masave për të burgosurit dhe ndalimin e mjeteve të paligjshme brenda ambienteve të burgjeve.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=65&v=g5FKWPXt9_I