Voltana Ademi apel qeverisë: Të dëmshpërblehen fermerët…

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një takimi me banorët e Shkodrës, Voltana Ademi, ditën e sotme, ka folur për dëmet që kanë shkaktuar reshjet e shumta të shiut, gjatë këtyre ditëve.

Ademi shprehet e shqetësuar, për shkak se situata e përmbytjeve, vijon të jetë e rëndë në territorin e njësisë administrative Dajç, Bërdicë dhe Velipojë. Po ashtu shumë toka bujqësore janë dëmtuar , toka të mbjella me foragjere, grurë, dhe perime.

Gjithashtu, Ademi shprehet se; po trajtojnë situatën në ato vende, ku uji ka filluar të largohet.

“Bashkia Shkodër ka ngritur grupe evidentimi në terren të cilat po punojnë prej disa ditësh për evidentimin e dëmeve në tokat bujqësore. Por qindra hektarë tokë vazhdojnë të jenë ende nën ujë dhe kërkohet ndihmë e menjëhershme nga ana e shtetit”, ka deklaruar më tej, Kryetarja e Bashkisë Shkodër.

“Emergjenca në këto momente vazhdon të jetë për gjënë e gjallë. Kërkesa jonë vazhdon të jetë permanente për rreth 150 ton koncentrate të domosdoshme për gjënë e gjallë për këto fshatra për një periudhë 10-ditore, dhe më tej do të verifikojmë vazhdimësinë e nevojës për periudhën dimër -pranverë, pasi siç e thashë, dëmet janë shumë të mëdha”.

Ndër të tjera, Ademi ka thënë se; “Dëmshpërblimi i fermerëve për produktet bujqësore të shkatërruara, është i domosdoshëm,dhe është detyrim i shtetit shqiptar.

Në vitin 2018 kemi patur një histori të ngjashme me këtë që kemi kaluar këto ditë pasi u premtua dëmshpërblim por nuk u dha asgjë, edhe pas verifikimeve nga ana jonë për dëmet.

Gjithashtu Bashkia Shkodër ka pastruar të gjitha kanalet e dyta dhe të treta në këto territore. Bëhet fjalë për 85% të sistemit të kullimit, por me kalimin e lumenjve në tokat bujqësore në kanalet kulluese gjithcka dëmtohet, prandaj dhe dëmshpërblimi i fermerëve është mëse i nevojshëm. Investimet e munguara për të hapur kanalet e para do të duhen të financohen nga buxheti i qeverisë gjë që nuk është bërë, ndaj edhe kërkohet një ndërhyrje e kordinuar dhe vazhdimësi e Bashkisë Shkodër dhe qeverisë”.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad