Vota pro rezolutës së OKB-së për Jeruzalemin, PD i kërkon Kuvendit anulimin

0
298
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën e mocionit me debat pas votës pro të qeverisë shqiptare për rezolutën “Për statusin e Jeruzalemit” të miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas PD-së, miratimi nga ana e qeverisë shqiptare e këtyre rezolutave, godasin vendimin e ShBA-së, si një akt flagrant në kundërshtim me interesat kombëtare.

Në mocionin e PD-së, theksohet se qeveria ka vepruar pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës.

Për këtë arsye, Partia Demokratike kërkon rishikimin e votës pro të qeverisë shqiptare dhe të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.

Zjarr Tv Ad