Voton Gjergj Hani: Të hënën ju pres në konferencën time për shtyp

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjergj Hani kandidati që konkurron përballë Lulzim Bashës për kreun e ri të Partisë Demokratike votoi këtë të shtunë rreth orës 10:00.

Në një deklaratë për mediat pasi përfundoi ushtrimin e të drejtës së tij, Hani nuk pranoi t’i pergjigjej gazetarëve të cilët e pyesinin në kishte besim te procesi. Ai tha se për gjithçka do të fliste të hënën.

“Le të përpiqemi që të ketë mbarvajtje dhe të mos e thyejmë këtë heshtje zgjedhore. Ditën e hënë jeni të ftuar në konferencën time për shtyp ku do t’u përgjigjem gjerësisht të gjithave. Fitojmë të gjithë, sot fiton Partia Demokratike,” – u shpreh Hani.

Kur Basha mori mandatin e tretë ka pasur 75 mijë anëtarë, ndërsa sot grupi që mban vulën e PD-së ka 25 mijë anëtarë në listë. Ky i fundit ka kundër jo vetëm Berishën dhe mbështetësit e tij, por dhe Gazment Bardhin e 15 deputetë, i cili anuloi zgjedhjet e kësaj të shtune.

Zjarr Tv Ad