Lulzim Basha voton në Tiranë: Mijëra demokratë u janë drejtuar kutive, kanë dalë masivisht

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani demokrat Lulzim Basha ka votuar pak momente më parë në Tiranë, në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Bashkë me Gjergj Hanin, ata janë dy kandidatët për të marrë drejtimin e kësaj force politike.

Jashtë qendrës së votimit, Lulzim Basha u ka shprehur mirënjohjen atyre që tha janë “mijëra demokratë që kanë shkuar deri tani të votojnë”. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë rezultat nga PD sesa anëtarë kanë votuar.

“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj mijëra demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimit, në këtë ditë me domethënie të veçantë, për nga rrethanat, unike për PD. Jemi përballur me sfida si akujsh. Ata mijëra demokratë kanë përballuar sfida të mëdha.

Vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar për kauzat dhe vlerat që i bashkojnë ata. Kjo dalje masive, për të cilën në mëngjes kam marrë qindra mesazhe, shoqëruar me imazhe, për të vendosur që përmes votës së tyre sot, të rinisim një ringritje të PD, jo vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar, me shpresën te Shqipëria dhe Zoti”, u shpreh Lulzim Basha.

Votimi është hapur zyrtarisht prej orës 08.00 të mëngjesit të kësaj të shtune dhe 25 mijë demokratë mund t’u drejtohen 71 qendrave të votimit në gjithë vendin, për të shprehur vullnetin e tyre. Votimi mbyllet zyrtarisht në orën 19.00 të pasdites së sotme, 29 korrik.

Zjarr Tv Ad