Vrasja aksidentale e Gledis Krajës nga shoku i tij, flet pronarja e mobilerisë: Sherri nisi për parkimin dhe për mungesën e 2 karrigeve. I vunë pistoletën në kokë burrit tim por…

0
347
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Gledis Krajës në Shkodër, i cili u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij Stjuart Smakaj, teksa ky i fundit ka shtënë drejt pronarit të një mobilerie.

Smakaj ka qëlluar me armë drejt Denis Halilit, i cili i kishte dërguar porosinë mangut, sepse mungonin dy karrige.

Fillimisht sherri ka nisur për parkimin dhe më pas ka agravuar pasi ka parë që mungonin dy karrige në porosinë e bërë.

Autori  ka dalë me armë zjarri nga shtëpia dhe ka qëlluar drejt Denis Halilit, por plumbi aksidentalisht ka kapur mikun e tij

Sakaq ka folur edhe gruaja e pronarit të mobilerisë e cila bën me dije se 2 vëllezërit Smakaj i kanë vënë pistoletën në kokë burrit të saj por arma është bllokuar.

“I vunë pistoletën në kokë burrit por u bllokua arma. Jam munduar ti qetësoj personat”, ka thënë ajo mes të tjerash.

Zjarr Tv Ad