Vdekja e 36 vjeçares në Durrës, flet drejtoresha e Qendrës Shëndetësore:”Mjekët i dhanë mjekimin e duhur, por gjendja e saj s’u përmirësua”

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore të Shijakut, Jonida Çeliku, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku ka ndërrruar jetë Margarita Keci 36 vjeç, e cila sipas denoncimit të familjarëve nuk ka marrë mjekimin e duhur nga 2 mjekët, një në qendrën shëndetësore në Shijak dhe një në Urgjencën mjekësore në Durrës.

Ajo shpjegon për abc news se 36-vjeçarja është vizituar fillimisht nga mjekja e familjes të mëngjes, më pas ka shkuar në shërbimin e urgjencës por pasi ka marrë trajtim dhe nuk është përmirësuar e kësisoj është nisur në spitalin e Durrësit.

“Të dy mjekët kanë dhënë mjekimin e duhur kundrejt të ndjerës, kanë respektuar protokollin mjekësor të listës së barnave. Është vizituar nga mjekja e familjes në orën 08:00 të mëngjesit, më pas ka ardhur në shërbimin e urgjencës rreth orës 19:00 dhe në një kohë të shpejtë ka marrë shërbimin.

Gjendja e pacientes nuk është përmirësuar dhe ka kërkuar dihej mjekësore për transportimin në spitalin e Durrësit. I është ofruar familjarëve autoambulanca dhe për çështje kohe familjarët kanë refuzuar ambulancën. Edhe thirrjet që i janë bërë nëpërmjet mjekut me autoambulancën janë në telefonin e mjekut.

Ajo është dërguar me makinë private. Ne kartelën e mjekës nuk paraqitet asgjë konkrete. E ndjera ka ardhur vetëm me problemin e gastritit akut, ku është diagnostikuar vetëm me këtë nga të dy mjekët. Por, realisht nuk mund të themi shkakun e vdekjes, deri në pritjen e autopsisë”, deklaroi mjekja.

Zjarr Tv Ad