Vrasja e Pëllumb Metës/ Avokati zbulon detaje: Fëmijët rrezikojnë burg përjetë, sepse ky mllef duhet të…

0
359
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Kujtim Cakrani, thotë se hetuesit duhet të fokusohen dhe të zbulojnë shkaqet që kanë çuar familjen e Pëllumb Metës, në një mllef të fortë ndaj tij.

Duke folur në “Breaking”, në Top News, ai u shpreh se nuk mendon se arsyet e vrasjes horror, janë ato të ‘servirura’ deri më tani, që i adresohen konflikteve për pronës, etj. Ai thotë se pas kësaj ngjarjeje dhe këtij inati të mbledhur të fëmijëve dhe gruas nga kryefamiljarët, ka një tjetër arsye, që duhet hetuar.

“Shikoj një mllef të madh që nuk është i momentit, por është prej vitesh. Duhen hetuar shkaqet, pse ka qenë kjo ngarkesë negative ndaj kryefamiljarit dhe këtu duhet ta nisë hetimin organi i akuzës. Prona duhet marrë si pistë, por nuk duhet hequr dorë nga akumulimi shumëvjeçar i mllefit ndaj të ndjerit. Shkaqet për mua si avokat, janë krejt ndryshe nga ato që hidhen në tregun mediatik dhe koha do të më japë të drejtë.

Nëse kjo do faktohet, do dënohen me burgim të përjetshëm një ose dy persona, sepse është krim në familje dhe është i paramenduar. Nëse do ishte krim nga gjaknxehtësia, mund të dënohej me 20 vite burg. Në këtë rast ky krim dënohet me burgim të përjetshëm por para dënimit duhet zbardhur në rrënjë arsyeja. Është shumë e rëndë që të katërt fëmijët të urrejnë prindin. Kjo më lë dyshime që të mendoj se ishte një pronë në mes që donin ta shisnin”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad