Vrasja në Bllok/ Gjykata lë të lirë të fejuarin e Elvana Gjatës, Ervin Mata

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ervin Mata do të hetohet i lirë për vrasjen e ndodhur në një lokal në zonën e Bllokut, në Tiranë,  mbrëmjen e 4 tetor 2018

I fejuari i Elvana Gjatës u vetëdorëzua mbrëmjen e së premtes 1 mars 2019 dhe Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Detyrim me paraqitje” ndaj tij, ndërkohë prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.

Vetë Mata nuk ka qenë i pranishëm në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë që u mbajt sot paradite (4 mars).

Ai do të paraqitet të hënën e parë dhe të premten e tretë të çdo muaji. Prokuroria ka deklaruar se do të apelojë vendimin. Lidhur me vrasjen e ndodhur në Bllok në qelinë e paraburgimit ndodhet vetëm Ervis Mataj. 

Mbi 31-vjeçarin rëndon akuzua e vrasjes në rrethana të cilësuara të mbetura në tentative të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Por burimet thonë se në dëshminë e dhënë në polici ai ka mohuar të ketë qenë ai që ka qëlluar.

Grupi i Ervis Martinajt u përplas me armë zjarri me grupin e Ervin Matës.

Nga grupi i tij, Martinaj dhe Hato u plagosën, ndërsa Fabjol Gaxha u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo, i cili është ende në kërkim.

Sipas prokurorisë shkak për përplasjen mes dy grupeve që përfundoi me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve është bërë këngëtarja, e cila ishte ngacmuar nga një prej grupit të Martinajt, veprim ky që ishte parë nga Mata. 

Në lidhje me ngjarjen është pyetur nga policia edhe vetë këngëtarja, e cila ka sqaruar  pozicionin e saj në ngjarje dhe ngacmimin që i ishte bërë pak minuta para  ngjarjes nga viktima Fabjol Gaxha.

Zjarr Tv Ad