Vrasja në Maliq, dëshmi nga vëllai i autorit: Më vjen turp…

0
218
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq, ku pas një sherri banal mes dy personave, njëri prej tyre ka mbetur viktimë e tjetri i plagosur.

Viktima është identifikuar si Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç, i cili u qëllua me thikë nga shtetasi Velo Azisllari, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe ndodhet në spital.

Sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta, teksa të dy kanë goditur njeri-tjetrin dhe janë dëmtuar me mjete prerës.

Vëllai i autorit është shprehur para gazetarëve i tronditur, ndërsa tregon se ngjarjen e ka mësuar përmes televizionit. Ai tha se kishte ardhur me pushime dhe se vetëm një ditë e kishte parë të vëllanë.

“Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, thotë ai.

Edhe fqinjët flasin për dy persona që kanë pasur raporte të mirë dhe nuk njiheshin për konflikte të mëparshme, ndërsa shprehen të tronditur për rastin.

 

Zjarr Tv Ad