Vrasjet e shqiptarëvë në Greqi, reagon policia greke:Ngjarjet janë zbardhur

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vrasja e 35-vjeçarit e ndodhur në Bulareat të Gjirokastres duket se ka thelluar edhe me shume tensionet me Shqipërisë dhe Greqisë.

Këto tensione janë ashpërsuar herë pas here pas ngjarjeve të tilla tragjike që u kanë marrë jetën shumë shtetasve shqiptarë në Greqi e ndërsa policia greke një pjesë të mirë të tyrë nuk i ka hetuar.

Një rol kyç ka luajtur dhe media e cila ka qëndruar ne hije duke mos i pasqyruar ato ne mediat vendase.

Më 20 nëntor 2001, Gentian Çeliku, 20 vjeç, humbi jetën gjatë një operacioni të policisë në sheshin “Amerikis” në Athinë.

“Shkrepja aksidentale të armës së policit”… që solli vdekjen Vullnet Bytyçi, 18 vjeç ndërsa polici nuk u dënua për ngjarjen.

Hilmi Latej, 45 vjeçari, baba i pesë fëmijve u godit pas shpine nga policia që po ndiqte 11 shqiptarë kur po kalonin kufirin në afërsi të fshatit Levea të Follorinës. Policia tha se ngjarja ndodhi nga vetëshkrepja e armës së forcave të rendit.

Kudret Kume, u gjet i vdekur në qelinë e burgut tri ditë pasi kishte vrarë një gardian grek. Në qelinë ku shqiptari ishte masakruar nga të pakltën 15 policë të burgut nuk kishte kamera.

Pëllumb Marnikollaj, 28 vjeç, u paraqit në komisariatin e policisë Patisia të Athinës, në zbatim të detyrimit për lirimin me kusht në maj të atij viti.

Disa javë më vonë trupi i tij u gjet në një morg të zonës ndërsa policia greke tha se shqiptari u hodh vetë, me qëllim që t’i shpëtonte një arrestimi të dytë.

Këto vrasje të shqiptarëve të cilët kanë gjetur vdekjen në shtetin fqinjë dhe sot e kesaj ditë mbeten ende te paqarta, megjithese gjatë ekspetizave te bëra keto viktima kishin shenja dhunë në trup.

Nga ana tjetër policia e shtetin fqinjë ka dalë me nje deklaratë për shtyp, ku është shprehur se janë marrë hapat proçeduriale dhe të gjitha vrasjet janë zbardhur.

“Në lidhje me vrasjet e fundit të shtetasve shqiptare ne Greqi, bëjmë me dije se:
Për të gjitha rastet, policia greke ka nisur hetimet paraprake dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme procedurale në bashkëpunim me prokurorinë, me qëllim zbardhjen e rasteve, krijimin e akuzave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sqarojmë se të gjitha ngjarjet janë zbardhur”, deklaron Policia greke.

Zjarr Tv Ad