Zbardhet dëshmia e dy të rinjëve që masakruan studentet greke

0
190
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur dëshmia e dy të rinjëve të cilët dhunuan stundëntet greke Eleni Tofaloudis. Mediat greke bëjen të ditue së 20-vjeçari  shqiptarë  Aleksandër Luca si dhe bashkëpunëtori 21-vjeçari grek  kanë praniaur përfshirjen në krim, por tha se studenten 21-vjeçare e qëlloi shoku i tij me shufër hekuri në kokë, dhe më pas i tha “shkojmë për ta hequr qafe”.

“Isha bashkë me Elenin një ditë më parë, por edhe të nesërmen e kishim lënë të takoheshim. Eleni më kërkoi që të takoheshim dhe të sillja një shokun tim, dhe shkuam në shtëpinë e tij. Shoku im i kërkoi Elenit që të bënte diçka dhe ajo refuzoi. Miku im u tensionua dhe e goditi me hekur në kokë. Eleni po na lutej që ta dërgonim në spital, por shoku im më nxiti që të mos shkonim. ‘Shkojmë t’i japim fund, shkojmë ta hedhim në shkëmbinj, ku të gjejmë vend’, më tha”, deklaroi Aleksandër Luca para hetuesve grekë.

Ndërkohë, 21-vjeçari grek Manoli Koukouras ka mohuar akuzat. Avokati i tij thotë se 21-vjeçari nuk është përfshirë në këtë krim, duke argumentuar se nuk ka prova ligjore.

Por ekspertët mjeko-ligjorë thanë se në trupin e studentes kanë gjetur shenja dhune. Madje vajza është abuzuar seksualisht dhe në momentin që u hodh në det, ka qenë gjallë. Ajo mund të shpëtohej nëse do të ishte dërguar në spital.

23-vjeçari grek Manoli Koukouras dhe Aleksandër Luca janë arrestuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudis në ishullin Rodos të Greqisë më 28 Nëntor. Hetuesit besojnë se dy autorët tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk pranoi dhe tentoi të largohej. Në këtë pikë, ata e goditën me objekt metalik në kokë.

 

Zjarr Tv Ad