Vrasjet në Shqipëri në “seri”/ Balla lavdëron Çuçin: E bën detyrën shumë mirë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Atentatet dhe vrasjet e fundit të ndodhura në Shqipëri kanë shqetësuar mbarë opinionin publik.

I pyetur nga gazetarët për punën e policisë sa u përket ngjarjeve të fundit, të cilët ende kanë mbetur pa autor, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka lavdëruar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, duke thënë se e bën punën çdo ditë dhe se po kryhen hetime.

“Policia e shtetit dhe ministri i brendshëm janë në krye të detyrës për të bërë një hetim të thellë dhe të zbulojnë çështjen.

Ajo që për ne ka rëndësi është t’i shkohet deri në fund hetimit. Një hetim duke përdorur të gjithë instrumentet e hetimt të na çojë në identitfikimin e autorëve. Çuçi e bën detyrën shumë mirë çdo ditë”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad