Vrau gruan dhe kunatën në sy të fëmijëve të mitur, 34-vjeçari: Ja pse e bëra

0
826
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Merisa dhe Gentiana Caushi janë dy motrat që u vranë nga bashkëshorti i kësaj të fundit mbrëmjen e djeshme në Ballsh. Kjo ngjarje ka tronditur padyshim të gjithë, ndërsa krimi makabër është kryer në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit.

Djali dhe vajza, përkatësisht 3 dhe 7 vjeç kanë parë të gjithë skenën e tmerrshme, kur babai i tyre në gjendje të dehur vrau atë që është gjëja më e shtrenjtë në jetë, nëna dhe tezen e tyre.

Gazmend Musta, autori i vrasjes së dyfishtë ka treguar se pse ndodhi vrasja. 34-vjeçari ka mohuar se krimi të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie, por shton se gjithçka erdhi pas kërkesës së saj, 31-vjeçares për të shkuar te prindërit e saj.

“Ajo më kërkoi të shkonte te prindërit e saj, por unë nuk e lejova pasi nuk kisha marrëdhënie të mira me ta”. Kështu ka deklaruar Gazmend Musta para grupit hetimor. Gjithashtu, mësohet se 34-vjeçari ishte kthyer i dehur në shtëpi, pasi kishte qenë në fshtin e tij Drenovë për festa.

Kunatën e tij, Merisën vetëm 18-vjeçare e kishte gjetur në shtëpi, pasi ajo kishte ardhur të merrte të motrën dhe dy fëmijët e vegjël.

Kërkesa e bashkëshortes u refuzua nga 34-vjeçari, që kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia. Pas sherrit, Musta e goditi gruan Gentianën me thikën e bukës disa herë duke e lënë të vdekur, ndërsa kunata Merisa Caushaj  ndërhyri për të shpëtuar motrën, por edhe ajo fatkeqësisht mbeti e vdekur.

Mes kujës dhe dhimbjes së madhe, sot do të përcillen për në banesën e fundit motrat…

Zjarr Tv Ad