Vrau shokun pas prishjes së pazareve, Milo rrëfehet në polici

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vrau shokun e tij, ndërkohë që kufoma u gjet pas afro dy javësh në një fshat të Përmetit, brenda në makinë në një greminë.

Sokol Rama 32 vjeç, nga fshati Mamaj i Tepelenës, rezulton të jetë vrarë nga shoku i tij Roland Milo 40 vjeç.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia e Gjirokastrës, Milo ka treguar se shkak për krimin është bërë prishja e pazareve të drogës, pasi që të dy prej afro dy vitesh merreshin me trafikimin e lëndës narkotike drejt Greqisë. Ai ka treguar se në gjaknxehtësi e sipër, e ka ekzekutuar shokun me kallashnikov.

Po ashtu në bashkëpunim, dy shokët vidhnin banesa në Përmet, të cilat kryheshin nga Rama, ndërkohë që Milo ishte ai që i përzgjidhte dhe e informonte për kohën kur mund të vepronte. Por bazuar në dëshminë e 40-vjeçarit, duket se mosmarrëveshja për ndarjen e fitimit, ka çuar në konfliktin fatal mes tyre.

Ishte Milo ai që e dërgonte Ramën përtej kufirit për të trafikuar lëndën narkotike, por në pazarin e fundit, ku duhet ti bënte pagesën prej afro 3 mijë euro, ka refuzuar.

Kështu në konflikt e sipër, Roland Melo ekzekutoi me automatik shokun dhe bashkëpunëtorin e tij, ndërkohë që vetë u zhduk pa gjurmë, për tu kapur tre ditë më parë në zonën e Vaqarrit në Tiranë, i fshehur tek e motra.

Trupi i pajetë u gjend brenda makinës së viktimës, në një greminë në fshatin Mbrezhdan të Përmetit, ndërkohë që mendohet se është kryer pranë kthesës së Piskovës.

Kufoma e Ramës u gjet dy javë pasi familjarët e kishin deklaruar të zhdukur, teksa pretendojnë se me vete kishte afro 10 mijë euro.

Ai kishte humbur gjurmët qysh prej datës 6 shkurt.

Zjarr Tv Ad