Berisha: Rama do iki siç nuk e imagjinon! Thirrje socialistëve ta largojnë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Ju bëj thirrje socialistëve në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, pasi e them me bindjen më të thellë, se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e pakufishme. Ata duhet ta dinë se unë kam konstatuar më datën 16 dhe dje në masa të gjera protestuese, atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitin 1990-1991 ndaj diktatorit dhe diktaturës”.

Kështu tha ish-Kryeministri Sali Berisha për mediat, një ditë pas djegies së mandateve të deputetëve dhe protestës që e parapriu një akt të tillë.

Ai iu bëri thirrje socialistëve që të mos nënvlerësojnë situatën sepse në mënyrë absolute sipas tij, ndëshkimi mbarëpopullor për Edi Ramën po afron dhe do të jetë i sigurtë dhe tepër i rëndë.

“Ndaj dhe ti thërrasin mendjes, atyre që ju ka ngel atdhetari, dhimbsuri dhe përkushtim të mos lejojnë shkatërrim, pasi ky është një revolucion i filluar nga studentët. Kanë një meritë historike studentët sepse guxuan dhe mbushën sheshet dhe se në çdo sallë e zbërthyen, e nxorën lakuriq të ligun më zi se sanë plazhet e botës. Tani e kanë marrë fjalën qytetarët nga mbarë Shqipëria”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik madhor kombëtar.

Lidhur me kritikat e ndërkombëtarëve për djegien e mandateve, ai tha se në mënyrë të padiskutueshme asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet djegien e mandateve.

Por në këtë rast tha se “I siguroj të gjithë miqtë tanë kudo ku janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm mospranimin për të qenë fasadë e së keqes dhe daljen në shesh-betejë për të mbrojtur parimet e shoqërive të mira. Është një akt i jashtëzakonshëm i diktuar në rrethana të jashtëzakonshme”.

Sipas tij, është mirë që Edi Rama të largohet në një mënyrë që siç tha ai, as që mund ta imagjinoj.

“Edi Rama duhet të largohet një mënyrë e më parë nga skena, pasi do e përzënë në mënyrën më të paimagjinueshme. E kanë toleruar deri tani ka gjashtë vite që i poshtëron dhe largon shqiptarët nga vendi i tyre në mënyrën më mizore, vret e qeveris me krimin. Tani ik, ik dhe vetëm ik”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se opozita po përgatitet për zgjedhje, por tha se zgjedhje me Edi Ramën nuk mund të ketë.

Deklarata e tij u bë ditën e sotme, pas një vizite në një ekspozitë, ku dënoi gjendjen e mjeruar të asgjësimi “që i bëri shkarravitësi i droguar pikturës shqiptare. Siç e shihni nuk ka më ekspozita, ekziston një galeri e cila mund të bëjë çdo gjë tjetër por jo të hapë ekspozitë e një piktori, pasi shkarravitësi mendon se shkarravinat e tij janë vetëm art por në fakt janë një art. Por çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt”

Zjarr Tv Ad