Vrau të fortin e Tiranës, 45-vjeçari i lirë pas uljes së dënimit

0
349
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lirohet me kusht një prej të akuzuarve se vrau Naim Zyberin, të njohur si “i forti” i Tiranës në Itali, në vitin ‘97. Gerd Gjinarari ka përfituar nga një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, vendim që u dha këtë të enjte nga gjyqtari Markelian Kuqo, duke i siguruar Gjinararit lirinë pas më shumë se 19 vitesh burgim.

Gerd Gjinarari u arrestua në Itali me akuzën për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano, vrasje e kryer së bashku me mikun e tij Arben Grori. Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, pas vendimit që gjykata italiane mori për dënimin e tij me burg përjetë. Por 45-vjeçari duke shfrytëzuar gjykatat shqiptare ka kërkuar të hetohet në gjendjen që është dosja, duke përfituar uljen e dënimit në 25 vjet.

Nuk kaluan më shumë se vetëm 5 vite nga ekstradimi, kur i akuzuari për vrasjen e bujshme kërkoi nga gjykata e Korçës lirimin me kusht, kërkesë që e bazon në sjelljen shembullore, rehabilitimin e tij dhe rikthimin si i integruar në shoqëri. Në vendimin e gjykatës cilësohet se Gjinarari ka normalizmim të marrëdhënieve edhe me trashëgimtarët e viktimave.

45-vjeçari që do të lërë burgun e Drenovës ku vuante dënimin dhe ka detyrimin të mbajë të informuar shërbimin e provës për lëvizjet e tij. Ky vendim i gjykatës vjen në një moment kur në Shqipëri po diskutohet për një tjetër rast të ngjashëm, zbutja e dënimit për vrasësin e 4 policëve, Dritan Dajti, që e shpëton këtë të fundit nga burgimi i përjetshëm./BW/

Zjarr Tv Ad