Protesta/ Tirana në shtetrrethim, ja sa forca policie do të jenë në terren

0
202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Do të aktivizohen rreth 1300 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat shqiponja dhe FNSH për protestën e opozitës. Rreth 900 punonjës rendi do te dislokohen pranë kryeministrisë. Vëmendje te veçantë do i kushtohet ruajtjes se institucioneve që janë pranë bulevardit dëshmorët e kombit. Ne gatishmëri do të qëndrojnë ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës.

Parapërgatitja për protestën ka nisur më herët. Rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë nga drejtoria e përgjithshme e policisë  u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm.

Ata do të monitorohen gjatë protestës. Kontrolle do të kryhen në akse të ndryshme të Tiranës për njerëz te dyshimte ose për ata qe ka informacion. Ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra.

Masa ka marrë edhe policia rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.

Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi Dëshmorët e kombit  dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Kufizim të pjesshëm mund të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me kryeministrinë.

Zjarr Tv Ad