Vuçiç komenton zgjedhjet në Shqipëri: Berisha dhe Basha flasin për Shqipërinë e Madhe, krenar që jam pengesa e tyre

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë të dhënë për mediat e Beogradit ka komentuar zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.

Kreu i shtetit serb është shprehur se po i ndjek sondazhet në Shqipëri, të cilat sipas tij kundërshtarët politikë janë shumë pranë njëri-tjetrit.

“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3%”.

Sipas presidentit serb, njësoj si kryeministrit Edi Rama, pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, janë ata flasin për një Shqipëri Etnike dhe ai ndihet krenar që po i pengon.

Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon”, ka thënë ndër të tjera Aleksander Vuçiç.

Zjarr Tv Ad