Balluku e pranon që aeroporti është operacional, por jo i hapur: Aviacioni ka rregulla, i respektojmë rregullat

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Balluku: ‘’Këtu ta keni, në aviacion ka rregulla. Rregulla, rregullore europiane dhe mbarëkombëtare. Shqipëria është vend që hedh hapa çdo ditë e më shumë për tu bërë anëtar i BE. I rrespektojmë rregullat në fuqi.

Çështë më e rëndësishmja, ta bëjmë tërheqës aeroportin e Kukësit.  Do ketë pasagjerë nga Kosova, Maqedona, Mali i Zi e kudo. Do kthehet në pikë.

Aeroporti i Kukësit do jetë aeroport totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë. Kush do ketë pyetje, po jua jap tani përgjigjen. Është aeroport operacional, ndërkohë nga ky moment i lihet në dorë koncesionarit për të vijuar me kompanitë. Nga këtu do fluturohet për Gjermani, Britani, Zvicër, në qytete që nuk fluturohen as drejt Tiranës. Gjeneza e një historie të re të aviacionit.’’

Zjarr Tv Ad