Vuçiç plas bombën: Edi Rama mbrojti Serbinë në samitin e fundit të NATO-s

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një deklaratë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ka ngritur pikëpyetje të mëdha për rolin që ka luajtur kryeministri Rama në takimin e fundit të NATO-s që u zhvillua dy ditë më parë në Bruksel. Vuçiç e lavdëroi në mediat serbe kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij hungarez Victor Orban duke thënë se ata mbajtën një qëndrim të drejtë për Serbinë në këtë samit.

“Në samitin e NATO-s njëri nga njerëzit që foli drejt për ne ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, por edhe miku ynë Victor Orban”, deklaroi Vuçiç në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, kur u pyet për iniciativën e Ballkanit të Hapur. Vuçiç e bëri këtë deklaratë si ilustrim të faktit se nisma e përbashkët që ka nisur me Ramën do ti afrojë vendet e gadishullit tonë. “Ballkani i hapur iu përshtatet të gjithëve. Llogaritni dhe do ta shihni se cila iniciativë është më e përshtatshme. Së bashku mund të bëjmë diçka për të ardhmen, por duhet ta ruajmë paqen dhe stabilitetin”, shtoi Vuçiç.

Zjarr Tv Ad