Vuçiç takim “online” me kryeministrin Rama, tregon përse diskutuan

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim “online” me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Temë e takimit ka qenë nisma “Ballkani i Hapur”, për të cilën Vuçiç thotë se kanë rënë dakord për një takim trepalësh në Ohër në muajin qershor, ku do të mbahet edhe një panair për promovimin e produkteve serbe.

Një takim i tillë ishte planifikuar të mbahej gjatë muajit mars, por u shty për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Sot fola përmes videolidhjes me kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski. Ne kemi rënë dakord të mbajmë një panair të turizmit, verës dhe specialiteteve të kuzhinës nga rajoni në Beograd si pjesë e nismës Open Balkan në fillim të shtatorit.

Kemi planifikuar edhe një takim në Ohër në qershor, ku do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit. Ne vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike për të mirën e popujve tanë”, bën me dije Vuçiç.

Zjarr Tv Ad