Walker sërish në Kosovë për të përkujtuar Masakrën e Reçakut!

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

shte masakër dhe krim kundër njerëzimit! Këto fjalë tha më 16 janar 1999, ambasadori i OSBE në Kosovë, William Walker, i cili sot është rikthyer me krenari në Kosovë për ta përkujtuar këtë genocid, që ai nuk lejoi të mbulohej nga Beogradi,  por e denoncoi fuqishëm gjithë botës. Vetëm një muaj më parë,  Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, bëri deklaratën e rëndë ku masakrën e Reçakut e konsideroi një trillim të një “mashtruesi me folkë të bardhë” dhe fjalën e kishte pikërisht për diplomatin e shquar Ëilliam Ëalker.

Por, ja cila është përgjigja: Jetlir Zyberaj, këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, njofton se këtë javë “ është 21-vjetori i masakrës së Reçakut. Është kjo një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në vitet 90 të kryera nga Serbia. Ishte Ambasadori Ëilliam Ëalker ai që dëshmoi para botës këtë krim dhe parandaloi fshehjen nga forcat serbe. Disa javë më parë Aleksander Vucic mohoi masakrën e Reçakut dhe sulmoi ambasadorin Ëalker. Kur të gjithë reaguan ndaj politikës së mohimit, askush nuk doli në mbrojtje të Ambasadorit Ëalker dhe punës së tij. Puna e tij, atëherë. është kujtimi i Reçakut sot. Me ftesën e zëvendëskryeministrit/ministrit të jashtëm, Z.Behgjet Pacolli, z. Walker si çdo vit po kthehet për të respektuar viktimat e Reçakut dhe për t’i treguar Serbisë dhe Vuçiçit krimet e tyre.”

Zjarr Tv Ad